Sulm i ri kibernetik mbi institucionet publike dhe private

Sulm i ri kibernetik mbi institucionet publike dhe private

21:01, 25/09/2023
A+ Aa A-

Auroriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, AKCESK, njoftoi në faqen zyrtare të Facebook të premten se disa institucione në sektorin publik dhe privat janë përballur me një sulm DDoS, duke ndikuar shërbimin online të këtyre institucioneve.

AKCESK nuk bëri me dije se kush ishin këto institucione, por theksoi se koordinoi punën për rikthimin e shërbimeve në një kohë “shumë të shkurtër”.

Institucionet publike dhe private në Shqipëri tashmë prej muajsh kanë qenë shënjestër e vazhdueshme e sulmeve kibernetike, me kosto në ekspozimin e të dhënave shtetërore dhe atyre personale të qytetarëve.

“AKCESK në rolin e autoritetit përgjegjës për sigurinë kibernetike, në bashkëpunim më ofruesit e shërbimit të internetit dhe këto institucione, koordinoi punën për rikuperimin e shërbimeve në një kohë shumë të shkurtër,” deklaroi AKCESK.

“Gjithashtu, AKCESK vuri në dispozicion të të gjitha infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit për të implementuar në mënyrë të menjëhershme masa sigurie të shtuara nga ato,” shtohet në deklaratë.

Burimi i sulmit të fundit kibernetik është i paqartë, por në korrik të vitit 2022, infrastruktura e shërbimeve qeveritare online u sulmua nga hackera, që sipas një raporti të Microsoft dyshohet se lidheshin me Iranin./ Reporter.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco