Ky është arsenali i armatimit që u kap nga policia në veri

Ky është arsenali i armatimit që u kap nga policia në veri

13:52, 25/09/2023
A+ Aa A-

Policia e Kosovës pas vënies në kontroll të zonës, ku mbeti i vdekur një rreshter dje në Basnjkë të Zveçanit, ka sekuestruar vetura, municion e shumë gjera të tjera.

Me shifra, policia e ka sekuestrua dje 1 veturë të rëndë të blinduar, 24 vetura tjera dhe 2 motora 4×4.

Në shifra më të mëdha te armatimit janë eksplozivet, 150 cope eksploziv, dinamit, 23 detonator elektrik, afër 20 shurdhues për AK47 dhe mbi 230 karikator për AK47.

Përveç armatimit u janë gjetur edhe mjete tjera të punës, kazma, lopata, sopata dhe sharra te dorës – afër 50.

Detaje të tjera:

4 kamera të sigurisë
3 dron
30 armë AK47
6 mitraloza
29 zolla te mbushura
21 antiplumba
32 radiolidhje
Edhe ma shumë se 100 uniforma ushtarake

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco