Fshehën kanabisin në sediljen e makinës, arrestohen dy të rinj në Shkodër

Fshehën kanabisin në sediljen e makinës, arrestohen dy të rinj në Shkodër

11:27, 25/09/2023
A+ Aa A-

Dy të rinj kanë rënë në prangat e Policisë së Shkodrës, pasi janë kapur me kanabis. Ata kanë fshehur në sediljen e mjetit tip ‘Ford’ lëndë narkotike kanabis.

Ndërkohë, përveç lëndës narkotike dhe automjetit, blutë i kanë sekuestruar dhe 2 celularë.

Njoftimi i policisë Shkodër:

DVP Shkodër/Kontrolle të vazhdueshme në të gjithë qarkun, për rritjen e parametrave të  sigurisë.

Tentuan të largoheshin kur panë automjetin e Policisë, pasi kishin lëndë narkotike në automjet, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas (drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri).

Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike kanabis, automjeti dhe 2 celularë.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë patrullimit në terren, për rritjen e parametrave të sigurisë, kanë konstatuar në fshatin Grudë, një automjet të ndaluar.

Sapo ka parë automjetin e Policisë, drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet, por falë veprimeve të shpejta operacionale të punonjësve të Policisë është bërë ndalimi i automjetit.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, poshtë sediljes së pasagjerit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Shkodër, u arrestuan në flagrancë shtetasit Gj. Z., 32 vjeç (drejtuesi i automjetit) dhe F. P., 18 vjeç (pasagjeri).

Automjeti tip “Ford” dhe lënda narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me aparatet celularë të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco