Qarkullonin me armë në brez, arrestohen dy adoleshentë në Tiranë, autorë vjedhjesh

Qarkullonin me armë në brez, arrestohen dy adoleshentë në Tiranë, autorë vjedhjesh

10:12, 25/09/2023
A+ Aa A-

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për vjedhje. Mësohet se të arrestuarit, të dy 16 vjeç, kanë vjedhyr dy biznese gjatë ditëve të fundit në kryeqytet.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas kanë vjedhur një laptop dhe katër celularë, në dy dyqane me pajisje elektronike. Ndalimi u bë në aksin Shkozë-TEG pas informacioneve se qarkullonin të armatosur.

Gjatë ndjekjes, drejtuesi i automjetit është larguar dhe ka hedhur një pistoletë nga dritarja. Në tentativë për t’u larguar, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe e ka përplasur automjetin me trafikndarësen.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një armë zjarri pistoletë, një laptop dhe 11 celularë. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që janë kryer nga këta shtetas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco