‘Ishte jashtë banese kur policia nisi kontrollin’/ Zbardhet dëshmia e gruas së 42-vjeçarit që plagosi policin

‘Ishte jashtë banese kur policia nisi kontrollin’/ Zbardhet dëshmia e gruas së 42-vjeçarit që plagosi policin

14:11, 22/09/2023
A+ Aa A-

Është zbardhur dëshmia e bashkëshortes së 42-vjeçarit Klered Bozhanaj në lidhje me ngjarjen ku u përfshi burri i saj, i cili akuzohet se plagosi një efektiv të Shqiponjave.

Sipas dosjes dosjen hetimore të prokurorisë të siguruar nga BalkanWeb, në dëshminë e saj gruaja ka deklaruar se burri i saj i kishte dhënë disa lekë djalit të tyre për të blerë fara, dhe se po e priste jashtë banese dhe pas kontrolleve të ushtruara nga disa policë, burri i saj ishte futur mes pallateve dhe se nuk kishte marrë vesh gjë për të, edhe pse kishin kaluar disa orë. Ajo tha mes të tjerash se në lagje kishte dëgjuar zhurma, pa dhënë detaje se për çfarë zhurmash bëhet fjalë.

Gruaja pa dhënë shumë detaje ka sqaruar se kishte nisur kërkimet në lagje bashkë me vjehrrin e saj për të mësuar se ku ndodhej 42-vjeçari. Ajo sqaroi se nuk kishte dijeni se ku ishte bashkëshorti i saj dhe se nuk kishte folur me të, pasi ai nuk dispononte telefon.

Babai i tij, V.Bozhanaj në dëshminë e tij ka thënë se Kleredi së bashku me familjen e tij u kthyen nga Italia në Gusht të vitit 2022 dhe që prej asaj kohe kanë qëndruar te shtëpia e tij, në zonën e Kinostudios. Pas kthimit të djalit nga Italia, V.Bozhanaj ka deklaruar se i Kleredi i kishte thënë që nga Italia ishte kthyer pas një konflikti me punëdhënësin, dhe sipas tij, policia italiane kishte mbajtur anën e punëdhënësit. Për këtë arsye ishte detyruar të kthehej në Shqipëri dhe për këtë fakt, thotë babai, Kleredi fajësonte policinë italiane dhe për ta kishte krijuar urrejtje. Sipas dëshmisë së babait, gjatë jetesës në banesë ai kishte vënë re Kleredi ka qenë i paekuilibruar në biseda dhe i kishte kërkuar që të bënte një vizitë te mjekët psikiatër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco