VIDEO/ Digjet banesa në Korçë, i moshuari shpëtohet nga zjarrfikësit

11:05, 22/09/2023
A+ Aa A-

Një banesë është shkrumbuar nga flakët në lagjen 12 të Korçës ditën e sotme. Sipas njoftimit të bërë nga gazetarja e SYRI TV bëhet me dije se në banesë ndodhej një person brenda saj kur po digjej.

Policia dhe zjarrfikëset kanë bërë të mundur ndërhyrjen në kohë për të nxjerrë jashtë banesës të moshuarin përpara se ai të digjej nga flakët.

Menjëherë i moshuari është transportuar në spital ku po merr ndihmën e parë mjekësore, ndërsa polica po bën të mundur zbardhjen  e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco