'Vetë bredhin me avion'/ Banorët e Zall Herrit sërish protestë, bllokojnë rrugën: Jemi si në mesjetë!

'Vetë bredhin me avion'/ Banorët e Zall Herrit sërish protestë, bllokojnë rrugën: Jemi si në mesjetë!

10:11, 22/09/2023
A+ Aa A-

Banorët e njësisë Administrative të Zall Herrit janë hedhur sërish në protestë, ndërsa në shenjë kundërtie kanë bllokuar rrugën. Njëzëri, banorët e disa fshatrave thanë se nuk do të lejojnë që të kalojnë mjetet e tonazhit të rëndë, që punojnë në guroret që janë në zonë.

Protestuesit thanë se jo vetëm që nuk kanë gjetur mbështetjen e njësisë administrative, por pohuan se kishin marrë edhe kërcënime se do t’i hiqej emri si përfitues të ndihmës ekonomike.

“Ne nuk do të lejojmë që të kalojë asnjë kamion sot. Këtu do të rrimë, deri nesër apo pasnesër. Askush nuk na ka dhënë përgjigje, as nga njësia. Madje disa kërcënohen se do të hiqen nga listat e ndihmës ekonomike. Vetë bredhin me avionë, ne s’kemi as rrugë dhe as ujë. Po e blejmë ujin se nuk pihet, disa kanë hapur puse. Jemi si në Mesjetë.”, tha një prej protestuesve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco