‘Jam komandant i Pentagonit’/ Qëlloi me armë efektivin e policisë, zbardhet dëshmia e 42-vjeçarit

‘Jam komandant i Pentagonit’/ Qëlloi me armë efektivin e policisë, zbardhet dëshmia e 42-vjeçarit

10:11, 22/09/2023
A+ Aa A-

Klered Bozhanaj, 42-vjeçari që plagosi policin e “Shqiponjave” në Tiranë dy ditë më parë, ka bërë deklarata kontradiktore para grupit hetimor, që ngrenë dyshime mbi shëndetin i tij mendor.

Bozhanaj ka thënë para hetuesve se “jam komandant i Pentagonit”.

42-vjeçari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Kujtojmë se edhe drejtori i Policisë së Tiranës deklaroi se Bozhanaj vuan nga depresioni.

Për këtë arsye do të pritet përgjigjia e mjekëve për gjendjen e tij të shëndetit mendor.

Klered Bozhanaj plagosi me pistoletë policin e “Shqiponjave” Edlir Alleshi dy ditë më parë në zonën e Kinostudios në kryeqytet.

Bozhanaj u arrestua pasditen e së enjtes, 24 orë pas ngjarjes, pasi u rikthye në banesë. Një grup efektivësh që e mbanin nën vëzhgim shtëpinë, ndërhynë sapo Bozhanaj u shfaq në zonë. Atij iu sekustrua dhe pistoleta të cilën e kishte me fishekë në gojë gati për qitje.

Ngjarja është referuar në prokurori për vrasje e punonjësit të policisë e mbetur në tentativë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco