Të shtëna arme në Shkodër, dyshohet për viktima

Të shtëna arme në Shkodër, dyshohet për viktima

22:15, 21/09/2023
A+ Aa A-

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Sipas burimeve për SYRI-n, të shtënat janë konstatuar pranë kishës në fshatin Hoti i Ri, ndërsa ende nuk dihen rrethanat dhe dyshohet se ka viktima.

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco