Pas vjedhjes së sistemit TIMS, autorët kërkojnë të pajisen me certifikata sigurie

Pas vjedhjes së sistemit TIMS, autorët kërkojnë të pajisen me certifikata sigurie

21:54, 21/09/2023
A+ Aa A-

Autorët e vjedhjes së sistemit TIMS, pas kryerjes së këtij krimi, kërkojnë që të pajisjen me certifikata sigurie që jepen nga AKSIK (Agjencia Kombëtare për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar) ose ish-DSIK.

Gazetari Ferdinand Dervishi pyet nëse, personi kryesor i akuzuar për vjedhjen e sistemit TIMS, dhe shefja e e Antikrimit Kibernetik, e hetuar në vitin 2014 për vjedhjen e hard- drive të kompjuterit personal, teksa punonte si specialiste në Drejtorinë e Teknologjisë dhe Informacionit në Ministrinë e Brendshme, a i kanë deklaruar bëmat e tyre.

Reagimi i gazetarit Ferdinand Dervishi:

Pas sulmit ndaj TIMS, nis beteja për certifikata sigurie

Përpjekja shtetërore për të zvogëluar sulmin kriminal ndaj sistemit TIMS kthehet në dhimbje koke për urdhëruesit dhe autorët. Të gjitha bateritë tani janë fokusuar të AKSIK (Agjencia Kombëtare për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar) ose ish-DSIK, duke e vënë nën presion të lëshojë urgjentisht certifikata sigurie për ‘ekipin e ri’ të sigurisë kibernetike të T. Ballës.

Presioni bëhet sidomos për lëshimin e certifikatës së sigurisë për të akuzuarin kryesor për sulmin ndaj sistemit TIMS, të cilin e pengon marrja nën hetim për skandalin e vjedhjes dhe bërjes publike e të dhënave të pagave nga databaza e tatimeve.

Po kështu presion po bëhet edhe për pajisjen me certifikatë sigurie të shefes së re të Antikrimit Kibernetik, e hetuar në vitin 2014 për vjedhjen e hard- drive të kompjuterit personal, teksa punonte si specialiste në Drejtorinë e Teknologjisë dhe Informacionit ne Ministrinë e Brendshme.

Nuk dihet nëse dy të sipërpërmendurit i kanë deklaruar apo fshehur bëmat e tyre antiligjore në formularët që AKSIK kërkon.

Ndërkohë përpara 6 orësh Ambasada Amerikane sërish doli me një njoftim publik ku konsideronte si thelbësore mbështetjen e SHBA-së për sigurinë kibernetike në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco