SPAK zbarkon në ministrinë e Ballukut, sekuestron dosje e celularë

SPAK zbarkon në ministrinë e Ballukut, sekuestron dosje e celularë

21:15, 21/09/2023
A+ Aa A-

Gazetarja, Klodiana Lala, ka zbuluar këtë të enjte se hetuesit e Byrosë Kombëtare te Hetimit kanë zbarkuar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kanë sekuestruar celularët e dy punonjësve.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Lala shkruan “Erëra të forta po fryjnë” duke paralajmëruar kështu arrestime të bujshme.

“Hetuesit e BKH zbarkuan dy ditë më parë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe sekuestruan celularët e dy punonjësve. Të tërë në Ministri janë të frikësuar se çdo dalë nga komunikimet. Erëra të forta po fryjnë!”, shkruan Lala pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ndërkohë kujtojmë se për zëvendëskryeministren Belinda Balluku që është edhe ministre e e Infrastrukturës dhe Energjisë ka pasur denoncime të shumta muajt e fundit për abuzime dhe favore ndaj oligarkëve. Por nuk përjashtohet që hetimet të jenë për ndonjë zyrtar tjetër të lartë të kësaj ministrie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco