VIDEO-FOTO/ Vetëdorëzohet pranë vendit të krimit, autori i plagosjes së policit në Tiranë

20:02, 21/09/2023
A+ Aa A-

Është vetedorezuar Klered Bozhanaj, i cili plagosi me armë policin Edlir Alleshi në Tiranë.

Bozhanaj, është ndaluar duke hyre ne banesën e tij, që ndodhet edhe pranë vendit ku ndodhi plagosja.

Mesohet se ai eshte kthyer ne shtepi, per tu vetedorezuar.

Njoftimi i policisë se Tiranes: 

Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri të punonjësit të Policisë mbrëmjen e djeshme.

Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e Policisë, inspektor E. A., ju informojmë se:

Gjatë kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Klered Bozhanaj, strukturat e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar autorin e dyshuar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, e përdorur gjatë krimit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco