‘Plumba kokës, pastaj i zbraz karikatorin mbi trupin e shtrirë’/ Lihet në burg i dyshuari për vrasjen në Malishevë

‘Plumba kokës, pastaj i zbraz karikatorin mbi trupin e shtrirë’/ Lihet në burg i dyshuari për vrasjen në Malishevë

16:30, 21/09/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Gjakovë ka pranuar kërkesën e prokurorisë, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit me iniciale I. Z., i cili dyshohet se ka vrarë një person në Banjë të Malishevës.

Detaje të rënda nga kjo ngjarje kanë dalë në dritë, ku sipas kërkesës së prokurorisë, i dyshuari ka gjuajtur disa herë në kokë me pistoletë të ndjerin, më pas ka vijuar të gjuajë në trup e kur i viktima bie përtokë, i pandehuri vazhdon duke gjuajtur prapë me armë.

Njoftimi i gjykatës:

Me datë 20 shtator 2023 rreth orës 07:40 minuta në fshatin Bellanicë, Komuna Malishevë, në parkingun e marketit M.- M. me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin A. B. nga Komuna e Suharekës, si shkak i një mosmarrëveshje të mëhershme. Derisa i pandehuri ndodhej në lokal së bashku me dëshmitarin B. E. dhe me të vërejtur se kishte arritur në parking tani i ndjeri A., i pandehuri ngritët nga tavolina, del jashtë dhe i afrohet tek automjeti i të ndjerit, hap derën e automjetit dhe menjëherë me armë gjuan disa herë në drejtim të kokës së tani të ndjerit, e kur i viktima bie përtokë, i pandehuri vazhdon duke gjuajtur prapë me armë në drejtim të trupit të tij dhe përderisa trupi ishte i shtrirë për tokë.

Gjyqtari i procedurës paraprake Sulltan Dobraj, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ashtu që me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale, rreziku i ikjes dhe ndikimi në dëshmitarë. I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 20 shtator 2023 dhe do të zgjasë deri më 20 tetor 2023. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco