SYRI TV/ Plagosja e policit, shpërblimi nuk jep efekt, Klered Bozhanaj vijon të jetë në arrati

14:39, 21/09/2023
A+ Aa A-

Fotot e publikuara në media dhe shpërblimi prej 20 mijë eurosh nuk E kanë ndihmuar Policinë e Shtetit për kapjen e Klered Bozhanajt, autorit të plagosjes së efektivit të Shqiponjave, Edlir Alleshit. Policia po shqyrton kamerat e sigurisë në zonë dhe është në negociata me familjarët për dorëzimin e tij.  Gjendja shëndetësore e efektivit Alleshi paraqitet e stabilizuar.

Nga SYRI TV

Vijon ende të qëndrojë në arrati Klered Bezhani, autori i plagosjes së efektivit të shqiponjave, Edlir Alleshit. Dy fotografi të publikuara nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, njëherazi edhe komunikimi për shpërblimin  20 mijë euro i vënë në dispozicion për informacionet e vlefshme që do të jepen për vendndodhjen e tij, ende nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

42- vjeçari është zhdukur pak pasi plagosi me 2 plumba efektivin e Shqiponjave.

Policia ka kryer kontrolle në zona te ndryshme te kryeqytetit, shtëpi të braktisura, magazina ku mendohet se mund te fshihet autori por deri tani pa sukses.

Blutë e kryeqytetit kane punuar me familjarët qe ne rast kontakti me Bozhanajn, ta bindin atë që të vetëdorëzohet, por nuk është arritur asgjë.  Kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë po shqyrtohen për të kuptuar lëvizjet e tij.

Kujtojmë që efektivi repartit “Shqiponja”, Edlir Alleshi iu vu në ndjekje Klered Bozhanajt pasi ky i fundit pasi ka parë efektivët pranë banesës së tij, është larguar me shpejtësi, ç’ka solli dyshime tek efektivët që iu vunë në ndjekje.

Banorët e zonës treguan jashtë kamerave se ka pasur një shkëmbim zjarri, informacion ky i cili nuk është pranuar nga zyra e shtypit të Policisë. Ndërkohë  efektivi Alleshi iu  nënshtruar një operacioni në Spitalin e Traumës dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve policore, vëllai i autorit është treguar bashkëpunues me policinë për të sinjalizuar vendndodhjen e tij, por ende pa asnjë rezultat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco