Lajmi i fundit

Kalaja-Policisë: Po i shërbeni përfaqësuesit të mafias Taulant Ballës! Protesta e radhës të martën ora 11:00

Plagosi policin, autori kishte pak muaj që ishte kthyer nga Italia

Plagosi policin, autori kishte pak muaj që ishte kthyer nga Italia

10:52, 21/09/2023
A+ Aa A-

Prej mbrëmjes së djeshme, policia vijon kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e 42-vjeçarit, Klered Bozhani, i cili plagosi me armë zjarri një efektiv të “Shqiponjave”.

Raportohet se autori kishte pak muaj që ishte kthyer nga Itali, ndërsa nga verifikimet e kryera, nuk rezulton të jetë person me precedent penal.

Mësohe se ai nuk është person me precedent penal. Në muajin gusht ai ishte kthyer në Shqipëri nga Italia dhe kohët e fundit jetonte në Tiranë në banesën e tij në Kinostudio. Ai punonte jashtë vendit. Në Tiranë ai jetonte vetëm pa bashkëshorten. Nuk dihet aktivitetit që kryente në Itali, por mësohet se brenda territorit shqiptar nuk kishte probleme.

Policia e Shtetit ka ofruar një shpërblim prej 20 mijë euro, për këdo që jep informacion të vlefshëm, i cili do ndihmonte në kapjen e autorit. Pas kryerjes së ndërhyrjes, efektivi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco