VIDEO/ Plagosi policin, Vocaj: Policia 20 mijë euro për informacionet e kapjes së Klerent Bozhanaj

20:43, 20/09/2023
A+ Aa A-

Policia ka vendosur 20 mijë euro si shpërblim për këdo që jep informacione për të kapur autorin e dyshuar të plagosjes së efektivit të policisë, ngjarje e ndodhur tek QSUT-ja.

Në një deklaratë për mediat, drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj është shprehur se autori i dyshuar i ngjarjes është Kleant Bozhaj, i lindur në vitin 1982.

Gjatë komunikimit me media, Vocaj u shpreh se autori është me shenja të theksuara depresioni dhe është i armatosur. Drejtori i Policisë së Tiranës, theksoi se ai është një person i rrezikshëm.  

Autori i plagosjes kishte ardhur në muajin gusht nga Italia në Shqipëri dhe nuk ka rekorde kriminale në vendin tonë.

Policia e Tiranës/ Informacion shtesë

Shërbimet e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, Patrullat e Përgjithshme të mbështetura nga Renea, po vijojnë ndjekjen dhe kontrollin e zonës, për kapjen e personit të armatosur, shtetasit Klerent Bozhanaj, 42 vjeç, që plagosi punonjësin e Policisë, inspektor E. A.

Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që kushdo që ndeshet të bëjë kujdes pasi ky shtetas është i armatosur, dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet e Policisë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco