Xama: Dosja e sterilizimit tregon dëmin ekomomik dhe inkriminim e zyrtarëve të lartë në korrupsion

Xama: Dosja e sterilizimit tregon dëmin ekomomik dhe inkriminim e zyrtarëve të lartë në korrupsion

20:31, 20/09/2023
A+ Aa A-

Gazetarja Ola Xama ishte e ftuar në studion e emisionit “Në Shënjestër”, nga gazetarja Klodiana Lala, ku u diskutua për koncesionin e sterilizimit.

Xama tha se dosja e sterilizimit ndahet në dy pjesë, ajo ekonomike dhe inkriminimi i zyrtarëve të lartë në këtë çështje.

"Do e ndaja dosjen në dy pjesë, pjesa ekonomike dhe provat, faktet që SPAK ka zbuluar për inkriminim e zyrtarëve të lartë. Cili është konflikti që SPAK ka ngritur?  Sterilizimi është zierja në temperaturë të lartë të mjeteve kirurgjikale që ulin riskun për infeksione. Sipas SPAK dhe auditit, e ofronin vetë qendrat spitalore.

U vendos që sterilizimin do bëhej me koncesion. Rrjepaj me Beqajn kanë zhvilluar takime në Itali, ku SPAK ka zbuluar se pjesëmarrës kanë qenë pronarët e ardhshëm. Kompania ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë njohje dhe konflikt interesi, por hetimi ka treguar të kundërtën. Ka edhe një mendim subjektiv. Çfarë do të kisha bërë unë? Nëse do kisha njohje me një kompani të madhe që do zgjidhet problem, njohja nuk do ishte problem nëse do jepte shërbim të madh. Unë nuk mënoj se nuk ka njeri budalla që të bëjë burg për shokun apo të pasurojë shokun dhe jo veten. Nuk kemi hetim pasuror. Kam parë bilancet e Sunny Service, ku në 4 vite ka dalë me fitim dhe 4 vite me humbje. Prokuroria ka marrë bilancet, kontratat dhe rezulton se 70-80% të shërbimeve i nënkontraktojnë. Pra nuk është e aftë të kryejë sterilizimin. Kjo kompani nuk ka qenë e aftë të jepte shërbimet.",- është shprehur gazetarja Ola Xama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco