EMRI/ U qëllua me 2 plumba, zbulohet identiteti i policit të plagosur në Tiranë

EMRI/ U qëllua me 2 plumba, zbulohet identiteti i policit të plagosur në Tiranë

19:39, 20/09/2023
A+ Aa A-

Një polic i patrullave ‘Shqiponja’ ka mbetur i plagosur me armë mbrëmjen e sotme pranë spitalit pediatrik në Tiranë.

Sipas burimeve për SYRI-n, ka mbetur i plagosur efektivi Edlir Alleshi.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të xhamisë Xhura.

Efektivi ka qënë në ndjekje të një personi. Autori e ka qëlluar me dy plumba në bark. Efektivi nodhet në sallën e operacionit.

Efektivi është shtruar te spitali ushtarak ku gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/ Informacion paraprak

Në lagjen "Kinostudio", në rrugën "Hysen Xhura", shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" pasi kanë marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, janë vënë në ndjekje të personit  të dyshuar.

Gjatë ndjekjes, personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave "Shqiponja", dhe si pasojë është plagosur një prej efektivëve, inspektor E. A., i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Në ndjekje të personit të armatosur janë venë shërbimet e tjera të Forcave "Shqiponja", Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale, janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve, dhe vijon kontrolli për kapjen e personit të armatosur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco