EMRI/ Po punonte tokën, 33 - vjeçari në Delvinë plagoset pas shpërthimit të një fisheku

EMRI/ Po punonte tokën, 33 - vjeçari në Delvinë plagoset pas shpërthimit të një fisheku

15:33, 20/09/2023
A+ Aa A-

Një 33 - vjeçar është plagosur mesditën e së mërkurës në Delvinë teksa po punonte në tokën e tij. Mësohet se gjatë kohës që ka qenë duke punuar ka plasur një fishek.

Ai është dëmtuar në pjesën e krahut dhe është dëmtuar për mjekim në spitalin e Sarandës. Ndërkohë grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

33 - vjeçari i plagosur është Hekuran Murto

Njoftimi i policisë

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:15, në spitalin e Sarandës, është paraqitur për mjekim, shtetasi H. M., 33 vjeç, banues në Delvinë, i cili dyshohet se është dëmtuar në pjesën e krahut, si pasojë e plasjes së një fisheku, gjatë kohës që ky shtetas ka qenë duke punuar tokën e tij.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco