Trafikonin marijuanë, hashashi e kokainë/ Shkatërrohet grupi shqiptaro-maroken në Peruxhia

Trafikonin marijuanë, hashashi e kokainë/ Shkatërrohet grupi shqiptaro-maroken në Peruxhia

14:14, 20/09/2023
A+ Aa A-

Me urdhër të Prokurorisë së Peruxhias, Komanda Provinciale e Guardia di Finanzës ka ekzekutuar 10 urdhër ndalimi ndaj 5 shtetasve marokenë e 5 shqiptarë nën akuzën e organizimin kriminal për trafik marijuane, hashashi e kokaine.

Dy grupet bashkëpunonin mes tyre përmes roleve shpërndarës e furnizues droge.

Grupi i shqiptarëve kryente furnizimin me drogë sipas kërkesave të tregut që menaxhonte grupi i marokenëve.

Baza e këtij organizmi kriminal ishte një lokal në Portin San Giovanni e përmes një rrjeti korrierësh shpërndanin dozat e drogës në territorin e provincës së Peruxhias.

Hetimet kanë dokumentuar 57 episode shit blerje droge e përgjatë tyre janë sekuestruar 25 kg marijuanë, hashash e kokainë si dhe instrumente për dozimin e konfiskimin e saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco