SYRI TV/ Fëmijët në Gjirokastër rrezikojnë për në shkollë, kalojnë përmes rrugës kombëtare

12:45, 19/09/2023
A+ Aa A-

Dhjetëra nxënës që ndjekin mësimin në shkollën “Bilal Golemi” në Gjirokastër, u duhet të kalojnë çdo ditë përmes aksit kombëtar Gjirokastër-Tepelenë. Jeta e tyre vihet në rrezik, për shkak se në këtë aks nuk ka një mbikalim për këmbësorët.

Nga SYRI TV

Ky kryqëzim është një ndër pikat e zeza të aksidenteve rrugore në Gjirokastër. Ndonëse aty qëndron një patrullë e përhershme, përsëri ajo nuk eviton rrezikun për këmbësorët dhe sidomos nxënësit që duhet të kalojnë çdo ditë përmes rrugës kombëtare.

Gjatë sezonit të verës u regjistruan dhjetëra aksidente në këtë aks rrugor, ndërsa kërkesat për ndërtimin e një mbikalimi deri më tani nuk kanë marrë përgjigje.

Në shkollën “Bilal Golemi” ka rreth 150 nxënës nga gjithë fshatrat e Cepos.

Gazetar: E. Budo

Pamjet: Syri TV

Montazhi: L. Kotri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco