Operacioni ‘Tempulli’/ Gjykata lë në burg 9 të akuzuarit në Elbasan, mes tyre edhe ‘Ujku i Cërrikut’

Operacioni ‘Tempulli’/ Gjykata lë në burg 9 të akuzuarit në Elbasan, mes tyre edhe ‘Ujku i Cërrikut’

13:29, 18/09/2023
A+ Aa A-

Gjykata ka vendosur masë "Arrest me burg" për të arrestuarit në kuadër të operacionit "Tempulli" në Elbasan.

Gildi Ballolli, Mikel Poçi, Stiven Faqolli, Saimir Rexhepi i njohur si “Ujku i Cërrikut”, Françesko Braho, Endrit Kovaçi, Ervis Duzha dhe punonjësi i policisë Sajmir Hysa, janë emrat e 9 të arrestuarve që u lanë në burg.

Megaoperacioni “Tempulli” është kryer pas një hetimi 7 mujor intensive nga Policia e Shtetit me qëllim parandalimin e shitjes së drograve pranë komuniteteve shkollore që vendosin në rrezikshmëri fëmijët dhe adoleshentët. Operacioni përfshiu disa qytete të Shqipërisë të cilët janë ndërlidhur në përfshirjen e shit-blerjeve të lëndëve narkotike. Si rezultat i operacionit u goditën 23 grupe kriminale dhe u vunë në pranga mbi 200 persona. Priten ende arrestime të tjera në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco