Policia e Taulantit 'shfajësohet' për ortakun e Olsi Ramës: Josifi u arrestua për llogari të spanjollëve jo tonën

Policia e Taulantit 'shfajësohet' për ortakun e Olsi Ramës: Josifi u arrestua për llogari të spanjollëve jo tonën

18:41, 14/09/2023
A+ Aa A-

Sqarim i Policisë së Shtetit, në lidhje me kapjen në Dubai, të shtetasit A. J., të shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të megaoperacionit policor ndërkombëtar të koduar “FRIDA-REFOX”. Policia e Shtetit duket se në reagimin e saj më shumë ka dashur të jetë korrekte me vëllain e kryaministrin sesa me detyrën për informimin e publikut.

Në vijim të punës hetimore, gjurmuese dhe kërkimore, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të hetimit të përbashkët ndërmjet autoriteteve policore shqiptare dhe atyre spanjolle, u kap në Dubai, për llogari të autoriteteve spanjolle, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar A. J.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e La Seu de Urgell, Spanjë, me vendimin nr. 2, të datës 03.11.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrime me rrethana rënduese”, “Krim kibernetik”, “Skema piramidale” dhe “Organizata kriminale”, të parashikuara nga Kodi Penal spanjoll.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco