Afera me inceneratorin e Fierit, përfundon mbrojtja e të pandehurve, ja kur do merret vendimi

Afera me inceneratorin e Fierit, përfundon mbrojtja e të pandehurve, ja kur do merret vendimi

13:29, 11/09/2023
A+ Aa A-

Mbrojtja e të pandehurve për inceneratorin e Fierit ka përfunduar. Më 25 shtator GJKKO do të vendosë për Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe 13 të pandehurit e tjerë.

SPAK ka kërkuar 10 vjet burg për Lefter Kokën, por për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht prokuroria kërkon që ai të dënohet me 6 vite e 8 muaj burg, i njëjti dënim i kërkuar ndaj tij edhe në procesin për inceneratorin e Elbasanit. 

Për ish deputetin socialist, Alqi Bllako, u kërkua 7 vite. Për shkak të pranimit të gjykim të shkurtuar prokuroria kërkon përfundimisht dënimin me 4 vite e 8 muaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco