Fier/ Vrau me thikë Florian Selimin në vitin 2019, arrestohet Sadri Selaçi

13:00, 30/04/2024
A+ Aa A-

Shtetasi i shpallur në kërkim, Sadri Selaçi është arrestuar këtë të martë në Fier.

31-vjeçari është dënuar me 19 vite burg, për një vrasje me thikë të kryer në vitin 2019.

Ai vrau me thikë Florian Selimin në fshatin Hamil të Fierit.

Bashkëpunëtori i tij, Kiri Mernica po vuan dënimin për ngjarjen e rëndë. 

NJOFTIMI ZYRTAR

Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Sharp”, si rezultat i të cilit u kap shtetasi i shpallur në kërkim Sadri Selaçi, 31 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 06.07.2023, e ka dënuar këtë shtetas, me 19 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Më datë 11.08.2019, në vendin e quajtur “Ura e Zharrës”, ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër (aktualisht vuan dënimin në IEVP), ka vrarë me mjet prerës (thikë),  një person.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco