Vrasja makabër e Laert Kekës/ Dëshmitari: 'Audi' e hodhi si leckë

11:10, 11/09/2023
A+ Aa A-

Një dëshmitar okular ka folur për ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë me armë zjarri 41-vjeçari Laert Keka dy ditë më parë në qytetin e Vlorës.

“Asnjë nga ju nuk e ka dinamikën. Ai që u vra, ia futi vrapit në këmbë nga serviset deri te banka, aty tentoi të kalonte rrugën. Aty ‘Audi’, po të duket në video e hedh si leckë te shkallët e furrës. Duket në video. ‘Audi’ ndaloi, zbriti personi, një person i vetëm me “M5”, jo kallash, me silenciator, i vajti te koka, ia zbrazi tri-katër herë. ‘Audi’ bën mbrapa me derën e hapur për të marrë këtë gjuajtës. I ka zbrazur dy-tre breshëri në kokë, jo tre-katër plumba”, tha dëshmitari.

Me sa duket në video, urdhri ishte që Keka të ishte i vdekur, për shkak se atentatorët janë kthyer pas me makinë dhe e kanë qëlluar dhe 4 herë të tjera në kokë, duke i marrë jetën në vend.

E gjithë skena është kapur nga kamerat e sigurisë në zonë, ndërsa është e vështirë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve. 

Deri më tani, 30 persona janë pyetur nga uniformat blu, ndërsa rreth 10 persona janë në komisariatin e Vlorës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco