Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

EMRI/ ‘Xhiro’ nëpër Elbasan me kallashnikov në çantë, arrestohet i riu

EMRI/ ‘Xhiro’ nëpër Elbasan me kallashnikov në çantë, arrestohet i riu

10:50, 11/09/2023
A+ Aa A-

Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi lëvizte i armatosur. Në pranga përfundoi Stiven Faqolli, i cili lëvizte me këmbë, në fshatin Qukës, me kallashnikov në çantë.

Nga kontrolli në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak për të.

Njoftimi i policisë Elbasan

Lëvizte me këmbë, në fshatin Qukës, me kallashnikov në çantë, si rezultat i inteligjencës policore, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov, krehra dhe fishekë të saj.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe ata të Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Elbasan, në vijim të kontrollit permanent të territorit, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, kanë siguruar informacione se një shtetas lëvizte në fshatin Qukës, me armë zjarri me vete.

Në bazë të këtyre informacioneve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Bushtrica”, si rezultat i të cilit, është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi S. F., 20 vjeç, banues në fshatin Qukës.

Nga kontrolli në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak për të.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe të qëllimit të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco