Po hynte në Shqipëri, ndalohet 38 vjeçari në Muriqan, ishte në kërkim

Po hynte në Shqipëri, ndalohet 38 vjeçari në Muriqan, ishte në kërkim

15:23, 10/09/2023
A+ Aa A-

Një 38 vjeçar i shpallur në kërkim është ndaluar në hyrje të vendit në pikën kufitare të Murriqanit, pasi ishte i dënuar me 1 muaj burg. 

Sipas njofitmit të policisë, 38 vjeçari ishte dënuar për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”. 

Njoftimi/ DVP Shkodër

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e PKK Muriqan, në hyrje të vendit, kanë ndaluar shtetasin M. K., 38 vjeç, banues në Laprakë, pasi nga verifikimet ka rezultuar se Gjykata Durrësit e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Xh., 39 vjeç, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, në tejkalim të lejes që ka marrë për këto punime.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. L., pasi u kap duke hedhur pa autorizim, materiale ndërtimi (beton), në një sipërfaqe toke, në malin e Taraboshit. 
 
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejes referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Z., 61 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur një zjarr në fshatin Barbullush, si pasojë e të cilit, është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me misër, në pronësi të një shtetasi tjetër.

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Mali Kolaj, Velipojë, shtetas ende të paidentifikuar, për motive të dobëta, kanë goditur duke i shkaktuar dëme të lehta shtetasit F. P., 38 vjeç, banues në këtë fshat. Ndërkaq, Policia vijon punën për identifikimin dhe për kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco