Zjarr në Moravë, shërbimet zjarrfikëse dhe efektivët e policisë mobilizohen për shuarjen e flakëve

Zjarr në Moravë, shërbimet zjarrfikëse dhe efektivët e policisë mobilizohen për shuarjen e flakëve

21:27, 05/09/2023
A+ Aa A-

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Stan në Moravë.

Mendohet se persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën mbeturina të zonës dhe janë larguar. Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë zjarrfikës, që kanë lokalizuar në një kohë të shkurtër flakët që ndodheshin shumë pranë banesave dhe po punohet për shuarjen e plotë të zjarrit.

Sakaq, në vendngjarje kanë shkuar edhe efektivë të policisë, që po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrit./ BW

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco