Turisja angleze me makinë përplas austriakun me motor, plagoset 27-vjeçarja franceze

Turisja angleze me makinë përplas austriakun me motor, plagoset 27-vjeçarja franceze

19:55, 05/09/2023
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Himarë. Mësohet se një makina me drejtues një turiste 44-vjeçare është përplasur me një motor me turistë austrial dhe francez. Nga përplasja ka mbetur e lënduar turistja franceze 27-vjeçare.

Njoftimi i Policisë:

 Rreth orës 17:45, në vendin e quajtur “Llaman”, Himarë, automjeti tip “Volkswagen” me drejtuese shtetasen angleze J. A., 44 vjeçe, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin austriak F. ë., 31 vjeç. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar në këmbë pasagjerja në motomjet shtetasja franceze P. V., 27 vjeçe, e cila u dërgua për ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco