Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

'Kreva marrëdhënie me dëshirë'/ E mitura gënjeu për moshën 27 vjeçarin e arrestuar

'Kreva marrëdhënie me dëshirë'/ E mitura gënjeu për moshën 27 vjeçarin e arrestuar

13:21, 03/09/2023
A+ Aa A-

27 vjeçari i arrestuar në Pogradec për kryerjen e marrëdhënies seksuale me një të mitur është mashtruar nga 13 vjeçarja. 

Burime për SYRI-n bëjnë me dije se vajza 13 vjeçare ka deklaruar para policisë se e gjithë marrdhënia mes saj dhe 27 vjeçarit ka qenë me dëshirë. 

Ajo ka shtuar se e ka gënjyer 27 vjeçarin nga Hondishti i Pogradecit për moshën reale dhe ai nuk kishte faj në këtë mes. 

Duket se kanë qenë familjarët e vajzës që e kanë denocuar në polici 27 vjeçarin pasi vajza kishte vendosur një foto profili me të shoqëruar me një unazë. 

Nga ana tjetër 27 vjeçari ka deklaruar para oficerëve se kishte qëllime serioze me të miturën dhe se nuk e dinte moshën reale të saj. 

Megjithatë ajo që vajza ka deklaruar nuk është marrë parasysh nga policia nisur nga fakti se kemi të bëjmë me një minorene e cila mbrohet ligjërisht.

Njoftimi i policisë/ Pogradec 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan shtetasin E. Xh., 27 vjeç, banues në fshatin Hondisht, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale, me një shtetase të mitur 13-vjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco