Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

'Tap në timon, marrëdhënie seksuale me të mitur'/ Arrestohen 3 persona në Korçë dhe Pogradec

'Tap në timon, marrëdhënie seksuale me të mitur'/ Arrestohen 3 persona në Korçë dhe Pogradec

13:14, 03/09/2023
A+ Aa A-

Tre persona janë arrestuar në Korçë dhe Pogradec pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi/ DVP Korçë

Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin L. P., 31 vjeç, banues në Pogradec, pasi në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në afërsi të fshatit Leminot, u kap duke drejtuar automjetin tip "Volksëagen", në gjendje të dehur.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan shtetasin E. Xh., 27 vjeç, banues në fshatin Hondisht, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale, me një shtetase të mitur 13-vjeçare.

-Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë arrestuan në flagrancë shtetasen E. K., 25 vjeçe, si dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për bashkëjetuesin e saj, shtetasin A. D., 33 vjeç, të dy banues në Korçë, pasi këta shtetas, në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, ku ndodheshin për zgjidhjen e një problemi mes tyre, kanë kundërshtuar për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë të rendit publik. 

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit H. Ç., 26 vjeç, banues në fshatin Selenicë, Kolonjë dhe V. Dh., 55 vjeç, banues në Ersekë, sepse në fshatin Taç, duke drejtuar përkatësisht automjetet e tyre, pasi janë përfshirë në një aksident me dëme materiale, 26-vjeçari ka goditur me grushte shtetasin V. Dh. dhe më pas të dy janë larguar nga vendi i aksidentit.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin T. K., 34 vjeç, banues në Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco