'Tentuan të korruptonin policinë'/ Procedohen 2 shoferë në Tiranë

'Tentuan të korruptonin policinë'/ Procedohen 2 shoferë në Tiranë

10:43, 03/09/2023
A+ Aa A-

Dy shoferë janë proceduar penalisht në Tiranë pasi kanë tentuar të korruptojnë policët me qëllim e masës administrative për shkeljet e kryera. 

Sipas njoftimit të policisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë ndaluar, automjetin me drejtues shtetasin E.GJ, 40 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur, si dhe automjetin me drejtues shtetasin S.F, 37 vjec pasi është konstatuar pa vendosur rripin e sigurisë.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. 

Njoftimi/ Policia Rrugore Tiranë 

Kontrolle të shtuara dhe të dedikuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet. 
Shkon në 76 numri i drejtuesve të automjeteve, që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative. 

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë ndaluar, automjetin me drejtues shtetasin E.GJ, 40 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur, si dhe automjetin me drejtues shtetasin S.F, 37 vjec pasi është konstatuar pa vendosur rripin e sigurisë.

Me qëllim shmangien e masës administrative, drejtuesit e automjetit kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre një shumë parash. 

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. 

#udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘
#zbatorregullat✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët 🚶🚸
#STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular🚘

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco