Kultivoi 700 fidanë kanabis në Greqi, zbulohet pas një viti pronari shqiptar

Kultivoi 700 fidanë kanabis në Greqi, zbulohet pas një viti pronari shqiptar

09:31, 03/09/2023
A+ Aa A-

Policia greke ka identifikuar një shqiptar si pronarin e një plantacioni me qindra rrënjë kanabis. 

Sipas informacioneve të policisë, bëhet fjalë për një 41-vjeçar shqiptar i cili kultivoi mbi 700 rrënjë hashash në një zonë malore të komunës Kantanou-Selinou një vit më parë. 

Plantacioni i hashashit u zbulua më 16 shtator 2022, ku policia shkuli pemët dhe i konfiskoi. 

Ndaj 41-vjeçarit është ngritur një rast për kultivim droge dhe tashmë ndodhet përballë policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco