AMP: Ja akuzat që rëndojnë ndaj drejtorit të Zjarrfikëses së Cërrikut dhe 5 vartësve të tij, të arrestuar gjatë ditës së sotme.

AMP: Ja akuzat që rëndojnë ndaj drejtorit të Zjarrfikëses së Cërrikut dhe 5 vartësve të tij, të arrestuar gjatë ditës së sotme.

20:09, 31/08/2023
A+ Aa A-

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka bërë të ditur akuzat që rëndojnë ndaj drejtorit të Zjarrfikëses së Cërrikut dhe 5 vartësve të tij, të arrestuar gjatë ditës së sotme.

Përmes një njoftimi, AMP zbulon se mbi personat në fjalë rëndojnë akuza nga ‘falsifikimi i dokumentave”, te “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan ekzekutoi vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka vendosur masën e sigurisë të karakterit shtrëngues “Arrest në burg” për shtetasit:

Artjon Taçi, 36 vjeç, me detyrë Drejtor i Shërbimit Zjarrfikës në Bashkinë Cërrik, i dyshuar për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”;

Armand Gjoka, 43 vjeç, me detyrë punonjës i Zjarrfikëses në Bashkinë Cërrik, i dyshuar për veprën penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”;

Adnand Xhelili, 33 vjeç, me detyrë punonjës i Zjarrfikëses në Bashkinë Cërrik, i dyshuar për veprën penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”;

Alban Shima, 35 vjeç, me detyrë Përgjegjës i OSHEE Cërrik, i dyshuar për veprën penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”;

Agiano Dinoshi, 34 vjeç, me detyrë specialist në bashkinë Cërrik, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim i shtetasit K.V., 64 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Hetimet në kuadër të këtij procedimi vazhdojnë me qëllim identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në aktivitet të paligjshëm dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco