Arrestohet drejtori i zjarrfikëses së Cërrikut, akuzohet për krim zgjedhor

Arrestohet drejtori i zjarrfikëses së Cërrikut, akuzohet për krim zgjedhor

17:47, 31/08/2023
A+ Aa A-

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njofton se ka vënë në pranga Drejtorin e Zjarrfikëses së Cërrikut, Artion Taci. Sipas AMP, ai akuzohet për ‘ushtrim ndikimi të paligjshëm’ dhe për ‘krim zgjedhor’.

Arrestimi i tij ka ardhur me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit.

Ndërkohë, në pranga kanë rënë edhe pesë persona të tjerë, të identifikuar si: Adnan Xhelili, Alban Shima, Armand Gjoka dhe Agiano Dinoshi.

Me urdhër të Prokurorisë se rrethit Elbasan është arrestuar edhe nëpunësja e zyrës së taksave në bashki, një biznesmen dhe dy qytetarë.

Paraprakisht mësohet se ai akuzohet për ‘ushtrim ndikimi të paligjshëm’ dhe ‘krim zgjedhor’, pasi ka influencuar tek nëpunësja e zyrës së taksave në bashki që të lëshojnë vërtetime false për disa biznese gjatë periudhës së fushatës zgjedhore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco