VIDEO/ Pak minuta pas përplasjes së dy turistëve italianë në Sarandë, udhëtonin me motor

VIDEO/ Pak minuta pas përplasjes së dy turistëve italianë në Sarandë, udhëtonin me motor

11:55, 28/08/2023
A+ Aa A-

Këto janë pamje pak minuta pas aksidenti që ndodhi sot paradite në aksin Sarandë - Syri i Kaltër, ku mbetën të plagosur dy turistë italianë me motor, Giorgo Vania, 27 vjeç dhe Maria Pedroni, 25 vjeçe, pas përplasjes me një automjet që drejtohej nga Orest Zhgabi, 22 vjeç,

Policia e Shtetit njoftoi se: "Rreth orës 10:15, në aksin rrugor “Sarandë - Syri i Kaltër”, në vendin e quajtur “Bistricë”, motomjeti tip “Dayang”, me drejtues shtetasin italian G. V., 27 vjeç dhe pasagjere shtetasen italiane M. P., 25 vjeçe, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin O. Zh., 22 vjeç, banues në Sarandë.  

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja, të cilët janë transportuar në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit po shoqërohet në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.  Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco