VIDEO/ Ishte në lëvizje, merr flak makina në ByPass-in e Vlorës

20:25, 26/08/2023
A+ Aa A-

Pasditen e sotme një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Orikum-Vlorë rreth orës 19:45. Sipas njoftimit të policisë shkak ishte bërë një defekt në baterinë e automjetit. Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:25, në aksin rrugor Orikum-Vlorë, në ByPass, ka marrë flakë në ecje automjeti  në pronësi të shtetasit S. N., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Patrulla e Policisë dhe Zjarrëfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.

Nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në baterinë e automjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanava të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco