Ushtroi dhunë ndaj prindërve, arrestohet 43 vjeçari në Pogradec

Ushtroi dhunë ndaj prindërve, arrestohet 43 vjeçari në Pogradec

16:01, 26/08/2023
A+ Aa A-

Policia e Korçës ka arrestuar një 43-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy prindërve të tij.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale Z. H., banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin Z. H., 43 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. Gj., 36 vjeç dhe E. L., 23 vjeç, të dy banues në Korçë, si dhe për shtetasin G. M., 41 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi në lagjen nr. 9, Korçë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit, kanë goditur një 30-vjeçar.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. F., 64 vjeç dhe për bashkëshorten e tij, shtetasen V. F., 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Kakaç, Maliq, pasi dyshohet se kanë kanosur me fjalë, bashkëshorten e vëllait të 64-vjeçarit.

-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. Ll., 31 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka fyer, nëpërmjet celularit, ish-partneren e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco