Lajmi i fundit

EMRI/ Vrau çiftin e të moshuarve, policia identifikon autorin e krimit…

Detaje nga tragjedia/ Kamarierit 17-vjeçar i ra në kokë kavoja e ashensorit!

Detaje nga tragjedia/ Kamarierit 17-vjeçar i ra në kokë kavoja e ashensorit!

15:51, 26/08/2023
A+ Aa A-

Antonio Delilaj, vetëm 17 vjeç, humbi jetën tragjikisht në lokalin e famshëm të natës në Sarandë “Orange”. Antonio nga fshati Qafë-Gjashtë kishte nisur punën ende në moshë të mitur për të ndihmuar familjen, por jeta iu pre në mes në mënyrë të tmerrshme.

Teksa po transportonte koli uji në ashensorin e lokalit u këput kavoja, duke e goditur fatalisht në kokë.

Policia e Sarandës ka vënë në pranga teknikun që kishte montuar ashensorin e mallrave, Lulëzim Allkushi, i dyshuar për ”shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”. Ndërsa në kërkim është shpallur pronari i “Orange Club”, Spiro Iljadhi.

Ngjarja tragike ka ndodhur rreth orës 01:15 të 26 gushtit në lokalin e Iljadhit. 

Nga hetimet ka rezultuar se Antonio Delilaj po merrte disa koli me ujë nga bodrumi per tek bari dhe ndodhej brenda ashensorit kur është këputur njera nga kavot e ashensorit. Goditja e fortë në kokë i ka shkaktuar vdekje të menjëhershme.

Rastet kur ashensorët pësojnë defekte nuk janë të pakta në vendin tonë. Shumica dërrmuese e tyre janë të palicencuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco