Kanosin dhe dhunojnë verbalisht kunatën, e pëson çifti i bashkëshortëve në Maliq

Kanosin dhe dhunojnë verbalisht kunatën, e pëson çifti i bashkëshortëve në Maliq

15:40, 26/08/2023
A+ Aa A-

Një 64-vjeçar dhe bashkëshortja e tij 57-vjeçare janë proceduar penalisht në Maliq pasi kanosën me fjalë bashkëshorten e vëllait të 64-vjeçarit. Ngjarja ndodhi në fshatin Kakaç të Maliqit këtë të shtunë, ku pas ofendimeve dhe dhunës verbale kunata ka kallëzuar në polici njerëzit e burrit.

Pas marrjes së denoncimit Specialistët për Hetimin e Krimeve referuan në prokurori materialet në ngarkim të çiftit të bashkëshortëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. F., 64 vjeç dhe për bashkëshorten e tij, shtetasen V. F., 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Kakaç, Maliq, pasi dyshohet se kanë kanosur me fjalë, bashkëshorten e vëllait të 64-vjeçarit’, thueht në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco