Makina përplas motomjetin në Fushë Prezë, 61-vjeçari në spital

Makina përplas motomjetin në Fushë Prezë, 61-vjeçari në spital

13:52, 26/08/2023
A+ Aa A-

Një makinë ka përplasur një motomjet mesditën e sotme në Fushë Prezë.

Sipas policisë, për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motomjetit i cili është dërguar në spital.

“Më datë 26.08.2023, rreth orës 12:25, në Fushë Prezë, mjeti me drejtues D. M., 45 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin C. Ch., 61 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe u dërgua në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco