Kapet droga me vlerë 5 milionë euro në Australi, arrestohet shqiptari

Kapet droga me vlerë 5 milionë euro në Australi, arrestohet shqiptari

17:58, 24/08/2023
A+ Aa A-

Policia ka shkatërruar një bandë kriminale shqiptare, gjatë një operacioni në veriperëndim të Melburnit, shkruajnë mediat e huaja.

Gjatë operacionit u arrestuan një shqiptar 47 vjeç dhe një grua kolumbiane 44-vjeçare, si dhe u sekuestruan afro 300 mijë dollarë në një pronë të Taylors Hill dhe 700 bimë kanabis.

 Në vendngjarje u kap i dyshuari, 47-vjeçari Ditan Ndreu. Shqiptari akuzohet për kultivim dhe trafikim të sasive të mëdha tregtare të kanabisit dhe posedim të produkteve të veprës penale.

Në total gjatë këtij operacioni u sekuestrua më shumë se një ton kanabis me vlerë rreth 5 milionë dollarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco