Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

FOTO/ Këto janë dy italianët që vdiqën në aksident në Ksamil

FOTO/ Këto janë dy italianët që vdiqën në aksident në Ksamil

16:49, 24/08/2023
A+ Aa A-

Dramë në Shqipëri!

Dy turistë italianë Domenico Gritto, 24 vjeç dhe Vincenzo Tizzano, 42 vjeç, të dy me origjinë nga Pozzuoli, në Napoli, kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Ksamil.

Identifikimin e tyre e kanë bërë mediat italiane që i kanë dhënë hapësirë ngjarjes së rëndë të ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në Ksamil.

Të dy ishin duke u kthyer nga Saranda në një motor kur janë përplasur nga një makinë ‘Benz-Mercedez’ që drejtohej nga 17-vjeçari Elio Rraku, i cili ende nuk e kishte mbushur moshën për të marrë patentën.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, trupat e dy turistëve kishin mbetur poshtë makinës dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ti nxjerrë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco