Sherri në Kavajë/ Arrestohet 23-vjeçari, në kërkim një tjetër

Sherri në Kavajë/ Arrestohet 23-vjeçari, në kërkim një tjetër

12:13, 24/08/2023
A+ Aa A-

Policia e Kavajës ka arrestuar një prej personave të dyshuar për sherrin në Kavajë mbrëmjen e së mërkurës, ku një 44-vjeçar me iniciale Z.L. mbeti i plagosur si pasojë e goditjeve me sende të forta.

Në pranga ka rënë i riu D.H. 23 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur një i dyshuar tjetër me iniciale Q.B.

Të dy këta persona dhunuan 44-vjeçarin duke e goditur me sende të forta, si dhe i dëmtuan makinën.

44-vjeçari shkoi në spital ku mori ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco