Aksidenti ku vdiqën dy italianët, makina drejtohej nga një 17-vjeçar

Aksidenti ku vdiqën dy italianët, makina drejtohej nga një 17-vjeçar

11:58, 24/08/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti tragjik që ndodhi pak orë pas mesnatës në aksin Sarandë-Ksamil, ku të vdekur mbetën 2 turistë italianë dhe u plagosën dy të rinj shqiptarë.

Mësohet se automjeti 'Mercedes Benz' që u përfshi në aksident drejtohej nga një 17-vjeçar, ndërsa pasagjer ishte një 16-vjeçar.

Të dy të rinjtë janë dërguar në spital pas përplasjes me motoçikletën tip 'Honda', në të cilën udhëtonin dy shtetasit italianë që humbën jetën, 24-vjeçari Domenico Gritto dhe Vicenzo Tizziano.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se makina 'Benz' lëvizte nga Saranda drejt Ksamilit, por është gjetur në kahun e kundërt, çka dyshohet se i ka prerë rrugën motorin tip ‘Honda’.

Përplasja ka qenë tejet e fortë. Dëshmitarët në orët e para te mëngjesit tregojnë për ngjarje horror. Trupat e viktimave janë gjetur me dëmtime të shumta, poshtë makinës që i përplasi.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco