Mat, policët i vënë zjarrin parcelave me kanabis, arrestojnë 3 persona

Mat, policët i vënë zjarrin parcelave me kanabis, arrestojnë 3 persona

11:50, 24/08/2023
A+ Aa A-

Ka vazhduar kontrolli policor në zonat malore në Mat për parcela me kanabis në fazën e gjashtë të operacionit “Kreshta të pastra”.

Kësaj radhe policia kontrolloi në fshatin Stojan ku gjeti dhe dogji  176 bimë kanabisi. Aty i  identifikuan dhe u arrestuan autorët e dyshuar të kultivimit, V.S dhe P.S,  të dy vëllezër me banim në fshatin Stojan.

Kontrolli vazhdoi edhe në fshatin Lundre, ku u gjetën 165 bimë të tjera narkotike dhe u arrestua autori i mbjelljes së tyre, J. Gj., banues në fshatin Kokërdhok.

Policia po ashtu nisi procedimin në gjendje të lirë për “Shpërdorim të detyrës” edhe për dy zyrtarët, kryetarin e fshatit Stojan, Gj. B, 31 vjeç dhe inspektorin e pyjeve të zonës, M.D., 63 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco