Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Arrestohet fermeri fierak që shkatërroi me zjarr 20 ha bimësi, vreshta dhe ullishte

Arrestohet fermeri fierak që shkatërroi me zjarr 20 ha bimësi, vreshta dhe ullishte

10:58, 24/08/2023
A+ Aa A-

Policia e Fierit i ka vënë prangat një zjarrvënësi, banor  i fshatit Jarua, që për një grusht barishte në oborrin e tij, ndezi një zjarr që u përhap dhe ngriti në alarm Levanin, duke djegur 20 ha bimësi, 2 ha vreshta dhe 400 rrënjë ullinj.

Komisariati i Fierit njoftoi se falë veprimeve të shpejta,  bazuar dhe në inteligjencën informative, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar të zjarrvënies, Fabio Rrapaj, 42 vjeç, banues në fshatin Jarua, Fier.

Ky person, me qëllim djegien e barishteve në tokën e tij, ka ndezur zjarr dhe për shkak të erës, zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke djegur 20 hektarë me bimësi, 2 hektarë vreshta dhe 400 rrënjë ullinj.

Rasti i 42-vjeçari do t’i kalojë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier bëri një apel për qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco