Ndërron jetë një fëmijë 1 vjeç, piu ilaçin e një përdoruesi droge

Ndërron jetë një fëmijë 1 vjeç, piu ilaçin e një përdoruesi droge

09:49, 24/08/2023
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë në spitalin e Tiranës, një foshnjë 17 muajshe, S. A. E mitura vdiq sot në orët e para të mëngjesit. Ajo u nis të dielën me helikopter nga spitali i Sarandës, pasi kishte marrë ndihmën e parë.

Fëmija dyshohet se kishte pirë “Metadon” në një banesë në Delvinë. “Metadoni” ishte lënë mbi tavolinë nga daja i saj, i cili dyshohet se ishte përdorues lëndësh narkotike.

Vogëlushja ishte fëmija i një shtetasi italian dhe  nënën e kishte nga Delvina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco