Vdekja e 2 turistëve në Ksamil, Policia jep hollësi: U përplasën nga një adoleshent me Benz Foto nga vendi i ngjarjes

Vdekja e 2 turistëve në Ksamil, Policia jep hollësi: U përplasën nga një adoleshent me Benz

09:03, 24/08/2023
A+ Aa A-

Komisariati i Policisë së Sarandës ka dhënë një informacion paraprak lidhur me aksidentin e rënë me vdekjen e dy turistëve në aksin Sarandë – Ksamil. Sipas Policisë, motori me të cilin ata po udhëtonin, është përplasur nga një makinë Mercedez Benz, në të cilën ndodheshin dy adoleshentë që mbetën të plagosur.

Policia njoftoi se “rreth orës 3:00 të datës 24.08.2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”, automjeti “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin E. R., 17 vjeç, është përplasur me një motomjet tip “Honda”.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën, shtetasi italian D. G., 24 vjeç dhe një shtetas tjetër, ende i paidentifikuar, që udhëtonin me motomjetin tip “Honda”.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. R. është dërguar në spital, bashkë me shtetasin M. R., pasagjer në automjet. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco